Gazetari që mbështet Vetëvendosjen dhe veçanërisht kryeministrin Kurti, Gëzim Mekuli, ka shkruar për takimin Kurti – Vuçiq që do të mbahet sot në Bruskel.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mekuli shkroi se Kurti duhet t’i thotë “nein” Zajednicës.
“Shqiptarët presin nga Kryeministri i Kosovës t’i thotë JO, NEIN, NO, NE, projektit fashist të Slobodan Milosheviqit” – shkroi ndër të tjerash ai.
Mekuli poashtu ka publikuar edhe një citat nga fjalimet politike të Milosheviqit.
“”Aty ku është vetëm edhe një serb dhe një varrezë serbe, aty është Serbia”, ky është një citat nxjerrë nga fjalimet politike të Slobodan Milosheviqit” – shkroi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të jenë përball njëri-tjetrit në Bruksel, ku do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas informacioneve të para Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.
Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.