Lajme
Rada Trajkoviq dyshon se këmbimi i territoreve që iu përmend Bislimit është i orkestruar
Demokracia
11:05 | 07 Shtator 2022

Share:

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka hedhur dyshime në vizitat e njëkohshme të Bërnabiqit në Veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës.

Ajo tha se këto vizita i duken si “koreografi për të ringjallur idenë e shkëmbimit të territoreve”.

“Kam frikë se përmendja e një ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte rastësi. Vizitat e njëkohshme të Bërnabiqit në Veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshëvës më duken si koreografi për të ringjallur idenë e “shkëmbimit të territoreve” si një kompromis “i këndshëm” për Kurtin dhe Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.

Të ngjashme