Shkruan: Muhamer Pajaziti
Një grup i madh i prindërve maqedon dje në një protestë bërtisnin si të çmendur kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën “Todor Janev” në Çashkë.
Të demonstrosh racizëm të hapur ndaj fëmijëve të cilët duan të mësojnë në gjuhën e tyre amtare është një akt i turpshëm dhe barbarë.
Në kohën kur bota e civilizuar diversitetin e sheh si pasuri, këta prindër japin një shëmbull jo njerëzor.
Po këta prindër maqedon, po i ushqejnë edhe fëmijët e tyre me urretje ndaj shqiptarëve.
Ky edukim i fëmijëve maqedon pastaj vazhdon nëpër shkolla, ku mësohet se shqiptarët janë një popull ardhacak dhe lloj lloj fyerje tjera.
Në këtë drejtim një kontribut jep edhe një pjesë e politikës së degjeneruar maqedonase që shqiptarët i cilëson si indianë, njerëz të egër dhe pa kulturë.
Kështu po e ushqejnë dhunën tek gjeneratat e reja dhe kjo do të jetë me pasoja për të ardhmen e këtij shteti.
Është shumë e ulët, sepse po ndodhë dehumanizimi i shoqërisë dhe pastaj i gjithë ky akumulim shpërthen diku, sikur që shpërtheu me vrasjen e disa fëmijëve në një shkollë në Serbi.
Ndodhi kjo, sepse atje, kriminelëve ju kanë ndërtuar përmendore dhe i kanë bërë si shembuj që duhet të ndiqen nga gjeneratat e reja.
Ky dehumanizim i të rinjve ka ndodhur edhe në kohën e VMRO-DPMNE-së së Gruevskit, kur fëmijët shqiptarë rriheshin e dhunoheshin nëpër autobusë nga huliganët maqedonas…