Analisti politik, Gazmir Raci ka thënë se policët në veri po e shkelin “Deklaratën e Lojalitetit”, pasi që të njëjtit janë të obliguar t’i shërbejnë vetëm Kosovë dhe ti binden ligjeve.
Tutje, Raci ka shkruar se Serbia po e nulifikon dialogun 11-vjeçarë.
Postimi i plotë:
Policët në veri po e shkelin edhe “Deklaratën e Lojalitetit” që e kanë nënshkruar para se të punësohen në Policinë e Kosovës. Sipas atij dokumenti ata janë obliguar ligjërisht se do t’i shërbejnë vetëm Republikës së Kosovës dhe t’i binden vetëm ligjeve të saj, duke mos pranuar asnjë pagë tjetër përveç nga Buxheti i Kosovës dhe asnjë urdhër nga jashtë.
Serbia po e nulifikon dialogun 11 vjeçarë.