Lajme
Ra nga vinçi, vdes punëtori i bashkisë së Elbasanit
Demokracia
17:44 | 19 Prill 2024

Share:

Ka vdekur në spital punëtori i bashkisë së Elbasanit, i cili u rrëzua nga vinçi teksa po ndërronte llampat elektrike të shtyllave të ndriçimit.

“Rreth orës 12:00, E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, u rrëzua dhe u dërgua në spital, por nuk ia doli dot të shpëtonte, raporton topchannel.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të ngjashme