Lajme
Ra nga kati i shtatë në Durrës, trevjeçarja është jashtë rrezikut për jetë
Demokracia
12:28 | 06 Mars 2024

Share:

Trevjeçarja e cila ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në plazhin e Durrësit është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve.

Mbrëmjen e së martës fëmija ka rënë nga lartësia dhe fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit e më pas në atë të Traumës, dhe vazhdon të ndodhet për shkak të dëmtimeve që i ka marrë.

Sipas policisë vendore, ngjarja ka ndodhur aksidentale ku në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Tenda e një dyqani në katin e parë të godinës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime, shkruan TopChannel.

Të ngjashme