Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës ku jeton në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, raporton Demokracia.com.
Tutje thuhet se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij kishte rënë nga kati i dytë i banesës ku jeton. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport