Lajme
Ra në Lumbardhin e Pejës, qytetari hero e shpëtoi fëmijën nga mbytja
Demokracia
20:28 | 09 Maj 2022

Share:

Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45, tek Ura e ‘Milet Bahçes’.

Ka qenë ndërhyrja e shpejt e qytetarëve dhe më pas intervenimi i brigadës së zjarrfikësve që kanë ndërhyrë për ta shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Autoambulanca.

Fëmija është nxjerrë me sukses nga dallgët e ujit, falë ndërhyrjes së shpejt të një qytetari hero, i cili është hedhur në ujë për ta shpëtuar.

I njëjti, siç merr vesh ‘RADIO 1’ ka thyer këmbën e tij.

Dëshmitarë të rastit thanë se fëmija ka qenë duke lozur në qendër të qytetit.

Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe as gjendja e përgjithshme shëndetësore e fëmijës.

Të ngjashme