Lajme
Ra në gropë gjatë inspektimit, lëndohet punëtori i minierës së Trepçës
Demokracia
09:37 | 04 Gusht 2021

Share:

Gjatë ditës së djeshme një punëtor i Minierës së Trepçës pas rënies nga një lartësi prej 2m ka pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të policisë, punëtori i Trepçës gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës ra në gropën 2 metra të thellë dhe si pasojë mori lëndime trupore dhe i njëjti u dërgua për tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com

‘’Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë’’, thuhet në raportin 24 orësh.

Sipas PK-së rasti po vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme