ShowBiz
R Kelly në pritje të gjykimit, zhvendoset në një tjetër burg
Demokracia
20:54 | 16 Prill 2021

Share:

R Kelly do të zhvendoset në një burg në Neë York City përpara se ai të gjykohet në gusht.

Këngëtari aktualisht është në burg në Çikago, do të dërgohet në një burg në Big Apple sipas urdhërit të gjykatës, transmeton Demokracia.com

Muzikanti po pret gjyqin në Illinois dhe Neë York me 22 akuza, përfshirë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin, trafikimin e vajzave të mitura, prodhimin e imazheve të pahijshme të fëmijëve dhe shkatërrimin e provave.

Gjyqi në gjykatën federale Brooklyn është shtyrë për shkak të pandemisë Covid, por këtë javë gjykatësja e Rrethit Amerikan Ann Donnelly u tha avokatëve se më në fund gjyqi do të ndodh me 9 gusht.

Ajo tha se gjykimi do të mbahet duke ju përmbajtur masave kundër Covid.

Gjykatësi i Qarkut Ann gjithashtu tha se qeveria duhet të fillojë planet për të zhvendosur Kelly në një burg në Neë York – që ka shumë të ngjarë të jetë Qendra e Metropolitane e Paraburgimit në Brooklyn.

Koha dhe data e lëvizjes nuk u bënë publike./Demokracia.com/

Të ngjashme