Lajme
FOTO | Qytetit të zhurmshëm i kthehet qetësia e zorit – Ja si duket Prishtina në orën policore
Demokracia
23:17 | 22 Janar 2022

Share:

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid, të cilat Qeveria e Kosovës i miratoi dje. Këto masa janë kundërshtuar ashpër nga gastronomët, fitneset, etj.

Përhapja e Covid-19 përveç tjerash ka heshtur sonte edhe qytetin më të zhurmshëm në vend, Prishtinën. Sonte kryeqytetit iu kthye qetësia në orët e mbrëmjes, saktësisht në orë 22:00, shkruan Demokracia.com.

Rrugët e kryeqytetit ishin të boshatisura, derisa mbrëmë në këtë orë ishte gjithçka ndryshe.

Pandemia COVID 19 ka ngujuar një pjesë të madhe të planetin tonë tash e dy vjet, ndërsa varianti Omicron ka ndikuar në rritjen e të infektuarve gjithandej botës.

Demokracia.com sjell fotografi nga disa pjesë të Prishtinës së boshatisur pas orës 22, kohë kjo kur fillon ora policore. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024