Qyteti i ukrainas i Mariupolit është në rrezik serioz të një shpërthimi kolere pasi Rusia nuk po arrin të ofrojë shërbime publike bazë për banorët e rajoneve që ka pushtuar në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
“Ukraina vuajti një epidemi kolere në vitin 1995 dhe ka përjetuar përhapje vatrash më të vogla që atëherë, veçanërisht rreth bregut të detit Azov – që përfshin edhe Mariupolin”, tha ministria britanike duke shtuar se raste të izoluara ishin raportuar në qytet që nga muaji maj.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 10 June 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/eMOeSJOmbI
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/IncUIxawpK
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) June 10, 2022
“Tashmë shërbimet mjekësore në Mariupol janë pranë kolapsit: një shpërthim i madh kolere në Mariupol do ta përkeqësojë më tej këtë situatë”.
Mariupol ra në duart e forcave ruse në maj pas muajsh bombardimesh. Autoritetet ukrainase thanë se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.
Ministria britanike tha gjithashtu se rajoni i pushtuar Hersonit po vuante një mungesë medikamentesh./REL/