Lajme
Qytetet gjermane në errësirë për të kursyer energji
Demokracia
08:06 | 23 Korrik 2022

Share:

Netët e verës në qytetin e pasur bavarez të Augsburgut këtë vit janë nën errësirë dhe të qeta. Fasadat e ndërtesave historike nuk janë të ndriçuara, dritat e rrugëve janë ato që vende-vende bëjnë dritë teksa edhe shumica e shatërvanëve nuk funksionojnë.

Augsburgu është ndër qytetet e Gjermanisë që ka zbatuar një sërë masash për kursimin e energjisë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i cili solli si pasojë rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesë të gazit.

Rreth gjysma e familjeve gjermane përdorin gazin për ngrohjen e tyre dhe rreth 13% e energjisë elektrike rrjedh nga karburantet fosile.

Në të gjithë Evropën, vendet po kërkojnë mënyra për të ulur konsumin e energjisë. Faturat disa fish më të shtrenjta dhe rritja e kostos së jetesës ka prekur qindra konsumatorë. Prej disa kohësh, Gjermania si ekonomia më e madhe e Unionit po udhëheq disa fushata mbarëkombëtare për kursimin e energjisë.

Të ngjashme