Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka ftuar një qytetar që të paguaj dënimin prej 70 eurove duke ia dërguar thirrjen vetëm në gjuhën serbe.
“Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka për obligim që dokumentet ti lëshoj në gjuhën shqipe për shqiptarët e Kosovës. Me të drejtë mora shqetësimin nga një qytetar i Kosovës i cili pyet se ku po jetojmë ne?! Nuk jam kundër institucioneve të shtetit, por në rast se do të me vinte një dokument i tillë në adresën time do ta kisha injoruar. Ju bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve mos pranoni dokumente nga kjo gjykatë që nuk janë në gjuhen shqipe”, ka shkruar Musliu. /Demokracia.com/