Lajme
Qytetari nervozohet me Kurtin: Mashtrues, rrenc, duhet me u largu sa ma shpejt se duhet me ia dhënë flakën Qeverisë
Demokracia
16:03 | 25 Mars 2023

Share:

Një qytetar i cili ka qenë pjesëmarrës në protestën e sotme të Partisë Socialdemokrate, duke të jetë shumë i nervozuar me kryeministrin Albin Kurti.

Këtë të fundit, qytetari e ka quajtur “mashtrues” e “rrenc”.

Madje, ka porositur që kryeministri Kurti të largohet nga pushteti, duke thënë se “duhet me ia dhënë flakën objektit të Qeverisë”.

“Është njeri mashtrues, e rrenc, e ka pranuar Zajednicën. Ka thanë se pranoj kurrë, për mua është njeri i poshtër. Porosia jem është me u largu sa ma shpejt prej këtu, se duhet me ia dhanë flakën kësaj ndërtese qysh është këtu.”, tha ai.

Ndryshe, PSD-ja sot ka organizuar një protestë kundër themelimit të Asociacionit, marrëveshje të cilën kryeministri Kurti u dakordua në Ohër.

Të ngjashme