Lajme
Qytetari i goditur nga vërshimet: Jetojë me social, s’kam kah me ja majtë
Demokracia
22:11 | 19 Janar 2023

Share:

Lutje e kërkesa pafund kanë drejtuar ndaj institucioneve komunale e qendrore, qytetarët e prekur nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Një prej tyre, në një prononcim për Politiko në Kanal10, ka treguar nën emocione, se si uji ua ka përmbytur shtëpinë, duke e bërë atë të pabanueshme për familjarët.

“Na ka marrë uji. Jemi skamnorë. Jetojmë me social. I kisha apelu komunës e Qeverisë me na bërë qare pas vërshimeve. Fëmijët e bashkëshorten i kam dërguar te motra. Shtëpia është e pabanuar. I lus të më ndihmojnë. Kisha pas një apel për komunën e Qeverinë, me na bërë qare se kështu s’mund të jetojmë”, tha nën emocione qytetari nga Mitrovica.

 

Të ngjashme