Lajme
Qytetari gjobitet nga policia pasi nuk vendosi maskën, më pas i sulmon fizikisht
Demokracia
10:50 | 06 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se është arrestuar një i dyshuar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, derisa kishin qenë në kryerje të detyrës zyrtare zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, përcjell Demokracia.com.

“Rr. Remzi Hoxha, Ferizaj , 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës zyrtare zbatimin e planit – masat parandaluese  për COVID-19”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej, në raport thuhet se të dyshuarit për mosmbajtje të maskës nga policët iu kishte shqiptuar gjoba dhe i njëjti në shenjë revolte kishte kanosë dhe sulmuar  policët të cilët si pasoj kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me urdhër të  prokurorit i dyshuari dërgohet në  mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./Demokracia.com/

Të ngjashme