Lajme
Qytetarët shqiptarë të veriut kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti
Demokracia
21:17 | 06 Maj 2023

Share:

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicën Veriore, afër stacionit policor. Nga ky shpërthim u dëmtua një veturë e një qytetari të komunitetit serb. E shqiptarët që jetojnë atje kërkojnë më shumë mbështetje nga institucionet, teksa ky sulm po konsiderohet se është i shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Shenjat janë ende prezente.

Orët e para të së shtunës afër Stacionit policor në Mitrovicën Veriore u dëgjua një shpërthim, si pasojë një veturë u dëmtua.

“Vetura që e dëmtuar nga shpërthimi i mbrëmshëm këtu afër stacionit policor në Mitrovicën Veriore. Ndërkaq nga Policia u bë e ditur se kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku u tha se rasti është duke u hetuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

E qytetari i komunitetit serb, pasi dha deklaratë në Polici u largua nga aty bashkë me veturën e tij të dëmtuar.

Ndërkaq shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore thonë se nuk ndihen të rrezikuar nga këto shpërthime, teksa bëjnë apel që të ndihmohen më shumë nga shteti.

Kurse, sipas publicistit nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu këto sulme janë paralajmërime nga presidenti serb, Vuçiq për tensionimin e situatës atje.

Për këtë sulm kanë reaguar edhe nga Presidenca, ku Blerim Vela përmes një postimi në Twitter, tha se grupet kriminale po tentojnë të pengojnë sundimin e ligjit atje.

Të ngjashme