Lajme
Qytetarët serbë nuk presin tensione më 1 shtator
Demokracia
09:46 | 28 Gusht 2022

Share:

Rruga që çon në Pikën Kufitare të Bërnjakut që lidh Kosovën me Serbinë nuk ka ndonjë pengesë dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht.

Gjatë rrugës dhe në afërsi të pikës kufitare patrullojnë policia e Kosovës, ndërsa po ashtu edhe KFOR-i ka shtuar patrullimet në këtë rrugë, duke nisur nga Zubin Potoku.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë prej edhe kur do të fillojë së zbatuari masa e reciprocitetit për targa dhe dokumente me Serbinë, ndërkaq, situate në pikën kufitare të Bërnjakut, paraqitet e qetë.

Serbët e veriut, shprehen se me një shtator shpresojnë se nuk do të ketë probleme, dhe se do të arrihet një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve, ne mënyrë që të mos ketë përshkallëzim të situatës në veri.

“Me një shtator është shumë me rëndësi që fëmijët ta fillojnë shkollën dhe të ndihen rehat- edhe nga ana shqiptare edhe nga ajo serbe. Kjo ka më së shumti rëndësi. Gjithashtu mendoj se, në të ardhmen, ata do t’i rregullojnë gjërat. Sa i përket reciprocitetit mendoj se çdo gjë do të jetë në rregull. Ju i keni kërkesat tuaja, ne i kemi kërkesat tona- vetëm do të doja që të mos ketë luftë, çfarëdo opsioni tjetër, edhe nëse flasim 1 mijë vjet, është më e mirë”, ka thënë një qytetar serb për RTK.

Kurse qytetari tjetër po ashtu serb ka thënë se shpreson se çdo gjë do të kalojë qetë dhe se nuk do të ketë probleme që do të arrihet ndonjë marrëveshje .

“Besoj se Kosova, si një shtet i cili e ka fituar pavarësinë nga shumë vende të BE-s dhe Perëndimit, do t’ia dalë në atë që po tenton”, është shprehur ai.

Masa e reciprocitetit për targa dhe dokumente të Serbisë nuk filloi të zbatohet një muaj më parë por me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve është shtyrë deri më 1 shtator, pasi palët të bëjnë përpjekje drejt gjetjes së një marrëveshjeje.

Të ngjashme