Lajme
Qytetarët presin përgjigje për operimin e Osmanit në Turqi, Presidenca vazhdon heshtjen
Demokracia
20:21 | 11 Maj 2022

Share:

Para disa ditësh, mediat turke raportuan se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni atje për t’i hequr kilogramët e tepërt.

Kjo, megjithatë, nuk është komentuar nga vetë Osmani e as nga zyra e saj. Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca ka deklaruar se nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel, saqë presidentja t’ia bartte detyrën.

Demokracia.com e ka pyetur Zyrën e Presidentes për këtë rast.

Por, Presidenca, përkundër interesimit të publikut ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë intervenim.

Javën që shkoi, mediat turke kanë shkruar rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shtetin e Turqisë, konkretisht në Antalia.

Për këtë ndërhyrje që kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar është raportuar se Osmani kishte qëndruar në një hotel me 5 yje.

Pas ndërhyrjes dhe humbjes së peshës. Hurriyet.tr shkroi se Osmani e kishte hequr peshën e tepërt me një operacion që kishte bërë në Antalia.

E për këtë ndërhyrje kirurgjike të presidentes Osmani, që është mbajtur sekret është përkujdesur doktori turk, Ajhan Mesci, i cili është edhe anëtar i Universitetit Akdeniz. /Demokracia.com/

Mediat turke: Osmani ka kryer ndërhyrje në Turqi për të rënë në peshë, qëndroi në hotel me 5 yje

Operimi në Turqi| A bëri Osmani shkelje kushtetuese apo etike?

Të ngjashme