Sport
“Qytetarët” në panik: Man City rrezikon të përjashtohet nga Premierliga, konfirmohen akuzat për shkelje financiare
Demokracia
12:35 | 06 Shkurt 2023

Share:

Manchester City mund të përjashtohet nga Premierliga pasi akuzave për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Në lidhje me këto akuza mund të përfshihen edhe dënime të tjera të mundshme.

Aty përfshihet edhe zbritja e pikëve në kampionat, ndalim të transferimeve madje edhe heqjen e titujve të mëparshëm.

“Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Premier League, Premier League konfirmon se ka referuar sot një numër shkeljesh të supozuara të Rregullave të Premier League nga Klubi i Futbollit i Manchester City ( Klubi ) tek një Komisioni sipas Rregullit W.3.4 të Premier League”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e Premierligës.

Hetimi për marrëdhëniet e klubit ka zgjatur për katër vjet.

Akuzat lidhen me shkeljen e rregulloreve gjatë nëntë sezoneve midis 2009 dhe 2018, me hetimin që filloi në dhjetor 2018./Demokracia.com/

Të ngjashme