Lajme
Qytetarët në jug e pranojnë se kultivojnë kriptovaluta në veri (VIDEO)
Demokracia
20:40 | 08 Janar 2022

Share:

Ende pa zbardhur dita, në Trebice të Leposaviqit policia konfiskoi 272 pajisje të ndryshme që prodhonin Bitcoin, dhe arrestuan pronarin e tyre.

Ky lajm i aksionit të njësive speciale e doganës u prit mirë nga banorët në Jug të Mitrovicës, por disa nga ta i pranuan televizionit se merren edhe vetë me prodhimin e kriptovalutave, të cilën veprimtari e ushtrojnë në komunat veriore. Kjo për shkak se nuk duhet ta paguajnë rrymën elektrike, mungesa e së cilës është edhe arsyeja që qeveria ndaloi këtë veprimtari, njofton Klankosova.tv

Ka nga ata që vlerësojnë se kultivimi i kriptovalutave duhet t’i lejohet të gjithëve, edhe nëse këta jetojnë në pjesën veriore, e rrjedhimisht nuk paguajnë rrymë.

Veç komunave veriore, që nga 4 janari kur qeveria ndaloi prodhimin e kriptovalutave, policia pati aksione edhe në pjesë tjera të vendit. Në Mitrovicën e Jugut sekuestroi 67 aparate.

https://www.youtube.com/watch?v=j7L-bZpt76Q

Të ngjashme