Lajme
Qytetarët ankohen për çmimin e kurbaneve, shitësit fajësojnë BIK-un
Demokracia
23:07 | 16 Qershor 2024

Share:

Në tregun e kafshëve në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka vazhduar shitja e kurbanëve me rastin e festës së Bajramit. Por, shitësit thonë se sivjet shitën shumë më pak sesa në vitin e kaluar. Ndërsa qytetarët, ankohen se çmimet e kurbaneve sivjet janë shumë të larta.

Qytetarët që ishin të interesuar për të blerë kurban, shprehen se çmimet këtë vit janë shumë të larta.

Në tregun e Prishtinës të dielën çmimi për një kurban ishte nga 200 euro, por kishte edhe deri në 400.

“Çmimet janë të larta, në krahasim me standardin e Kosovës. Unë blej për çdo vit, po nëse e flasim realitetin, çmimet janë ta larta”, tha qytetari Ismet Selimi që të dielën bleu kurban.

Por, jo të gjithë u kthyen me kurban në shtëpi. Kjo për shkak se çmimi për kurban të dielën fillonte nga 200 euro.

Se sivjet nuk u shitën shumë kurban e thonë edhe shitësit.

Por këta, fajtor po e lënë Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Valla boll hiç, kapak. Naim Tërrnava e ka ba me i çua në xhami nga 160 euro. E i ka mbytur fukaranë, nuk po shitën”, thotë Hajrullah Hasani- tregtar
Tregtarët thonë se më shumë, shitën vitin ë kaluar.

“Vjet ma mirë janë shit, sivjet hic. Po pse me ble qytetari këtu 250 po shkon në xhami e blen 160. Ma mirë me I marrë fukaraja që mot-mot i ka mbajt edhe në fund i mbesin pa shitur”, thotë ai.

Një tjetër tregtar thotë se të dielën shiti vetëm 3 krerë delesh.

Për këtë, edhe ky fajtor po e lë BIK-un.

“Jo hiç valla, po i çojnë paratë në xhami. I kanë tradhtuar hoxhallarët”, shprehet tregtari.

Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve.

Ndërsa çmimin për një kurban nga BIK, është caktuar 160 euro.

Të ngjashme