Lajme
Qytetares iu hodh sprej për shkak se nuk i vendosi maskë qenit, avokati Koci kërkon nga IPK-ja të marrë masa ndaj policëve
Demokracia
08:49 | 15 Mars 2021

Share:

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me rastin e hedhjes së sprejit nga policia një vajze, e cila nuk i kishte vendosur maskën qenit të saj. 

Dje Policia e Kosovës dje rreth orës 14 e 40 minuta është ballafaquar me një vajzë Rrugën B” kryeqytet e cila me veti kishte një qen racës “Pit Bull” por nuk i kishte vendosur maskë derisa po e shëtiste atë. 

Lidhur me këtë rast ka reaguar avokati kosovar Arianit Koci, duke e kritikuar policinë, shkruan Demokracia.com.

Ai përmes një statusi rrjetin e tij social Facebook ka shkruar duke thënë se me çfarë lehtësie policia përdor sprej ndaj një vajze re, duke e konsideruar pabesueshme. 

“Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin ndaj një vajze të re – është pabesueshme. 

Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajshqen i butë i cili ende nuk din me lehë”, ka shkruar Koci. 

Koci ka bërë ditur se vajzës fjalë i është paraqitur problem me astmën akute dhe se përdorimi i sprejit i ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen. 

“Emina thotë se iu ka paraqitur astma akute. Ende ka problem me frymëmarrje”, shkruan tutje Koci. 

Koci i ka bërë thirrje Inspektoratit Policor Kosovëst’i shikojë xhirimet e kamerave lokalet përreth dhe pas veprojë sipas ligjit. 

Ftoj Inspektoratin Policor menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave lokaleve përreth, dhe veproj sipas dispozitave ligjore. Emina sonte është gjendje jo mirë shëndetësore”, shtoi Koci. 

 Postimi i plotë i Kocit:

Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin ndaj një vajze të re – është pabesueshme. 

Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë. 

Polici i është afruar Emines në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska. 

Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qeni është ende klysh – është i lidhur dhe se nuk din as me lehë. 

Debati ka vazhduar.  

Papritmas, sipas Emines, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë sy. 

Emina thotë se iu ka paraqitur astma akute. Ende ka problem me frymëmarrje. 

Në ndërkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë. 

Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës. 

Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore. 

Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore./Demokracia/

Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin ndaj një vajze të re – është pabesueshme.

Emina Haxhiu ka qenë sot duke e…

Posted by Arianit Koci on Sunday, March 14, 2021

 

 

Të ngjashme