Lajme
“Qysh thotë populli”- Kurtit s’ia duron fare kritikën: Sulmon mediat, pushtetin gjyqësor e opozitën
Demokracia
19:20 | 08 Dhjetor 2024

Share:

“Populli”. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e ka aktivizuar frazën populiste në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Albin Kurti nga Këshilli i Përgjithshëm, i cili ishte kandidati i vetëm i subjektit politik qeverisës për kryeministër, sulmoi pushtetin e tretë e të katërt. Pa sulmuar s’e la as opozitën.

Kurti delegatëve të partisë së tij ua prezantoi të arriturat e pretenduara qeveritare. Përskaj tyre, u shperh i habitur pse po ka aq shumë kritikë për pushtetin e tij, shkruan Insajderi.

Me gjithë këto, kush i sheh portalet apo debatet televizive, patjetër që befasohet. Shpesh edhe emisionet e lajmeve madje janë të mbushura me keqdashje. Si ka mundësi që të gjithë këto të pavërteta për Kosovën, gjithë këto shpifje për njerëzit tanë, gjithë ky vrer kundër Vetëvendosjes, të shpërndahet kësisoj?”, deklaroi Kurti.

Kandidati i vetëm i VV’së për kryeministër bëri edhe një analizë të tijën për ta shpjeguar kritikën që mediat po ia bëjnë pushtetit.

Kurrë nuk kanë qenë më shumë, kaq shumë kundër Qeverisë sesa në këtë katër-vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye: E para, sepse ne nuk pagujmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti”, deklaroi ai.

Kurti filloi të bënte edhe ndasi patriotike, kurse gishtin e drejtonte tek kritikuesit e tij. Tha se ishin në gjendje të bëheshin me Serbinë vetëm që të kritikohej qeveria.

Tash, ata që morën pjesë e orkestrojnë në numër janë të paktë, por kanë shumë portale e televizione dhe kanë shumë interese e privilegje financiare që me qeverisjen tonë të ndershme i kanë të ndaluara. Prandaj edhe janë kaq agresiv dhe janë në gjendje të bëhen edhe me djallin vetëm e vetëm për ta kthyer kastën e vjetër në pushtet. Por në Kosovë populli është vetëdijësuar dhe i njeh ata si parën e kuqe. Si rezultat edhe efekti i kësaj fushate të baltosur do të jetë zero. Ata që për çdo sulm dhe agresion të Serbisë fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, tha ndër të tjera ai.

Shefi i Qeverisë përmendi luftën hibride, teksa i bëri thirrje qytetarëve ta kryejnë një praktikë jo të zakontë demokratike-  që tek informohen nga institucionet e vendit.

Puna më efektive që të bëni kundër këtyre pjesëtarëve të luftës hibride është që të jeni vigjilent e të verifikoni informatat përmes burimeve të besueshme, mendjes kritike dhe logjikës, por edhe t’i injoroni ata që tashmë dihet se punojnë kundër shtetit tonë të përbashkët, që s’lë asnjëri mbrapa”.

Pa sulmuar s’e la as gjyqësorin. Kurti me një metaforë popullore tregoi se, nëse fiton mandatin e radhës, do ta vë në cak edhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mandatit që po lëmë pas, ata kanë bërë çdo gjë për të na i vonuar reformat tona, ku shpesh palë bëhej edhe Gjykata Kushtetuese, por s’kanë ku shkojnë më, sepse qysh thotë populli “shtetin e zë lepurin me qerre”. Na vonuan në mandatin e parë, por s’do të mund të na e vonojnë në mandatin e tyre. Pasurinë e paligjshme do ta dorëzojnë tek Byroja për Konfiskimin e Parasë së Pajustifikueshme. Drejtësia do të fitojë, populli do të fitojë…”.

Mbështetja për Qeverinë e Kosovës është dyfish sa mbështetja për gjykatat dhe zyrën e Prokurorit. Ata duhet të reformohen thellësisht, kurse nga ana jonë zgjedhjet do të fitohen thellësisht”, shtoi ndër të tjera ai.

Të ngjashme