Lajme
Qyqarllëku i Vjosa Osmanit| Shfaq inatin me ish-presidentin Thaçi kur pyetet nëse do t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë
Demokracia
11:56 | 22 Korrik 2022

Share:

E nervozuar maksimalisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një përgjigje që do të mbahet mend si një nga përgjigjet më të liga në politikën kosovare.

Pa e pyetur askush, ajo i ka bishtnuar pyetjes së vetme që u bë në konferencën e përbashkët të saj me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Nga Presidentja e Kosovës u kërkua një reagim për rezolutën e miratuar një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër shpifjeve të raportit të Dick Martyt, por që nuk ia bëri zemra ta përshëndeste.

Në fillim u mundua të jap një përgjigje të përgjithshme lidhur me luftën e drejtë e çlirimtare të Kosovës, porse në fund të saj nxori fjalët plot urrejtje, të cilat ndonëse nuk ia përmendi emrin, ishin të drejtuara kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, që ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Ne nuk harrojmë, sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë, se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh. Nuk e harrojmë, sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Osmani, Kurti dhe të tjerët, përdorin këtë “argument”, duke huqur rolin e institucioneve që përfaqësojnë për të garantuar, ndër të tjera, edhe respektimin e të drejtave të njeriut për qytetarët e vendit.

E ndodhur në një pozitë tepër inferiore përballë Edi Ramës, i cili po shkëlqen në politikën e jashtme, presidentja Osmani po vazhdon ta luftojë ish-presidentin Thaçi. Ajo, duke harruar qëllimisht kontekstin e kohës kur është miratuar Gjykata Speciale dhe neglizhimin e plotë të raportit të Dick Martyt prej saj, po vazhdon të sillet si një politikane e papjekur dhe emocionalisht jostabile.

Kjo mënyrë e të bërit politik nga presidentja Osmani është një tregues i qartë se urrejtja është tipari kryesor i sjelljes së saj politike dhe jo vetëm.

Presidentja Osmani nuk arriti të nxjerrë asnjë fjalë përshëndetëse për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili kërkon ta shlyejë një njollë të madhe mbi kombin shqiptar, siç është ajo për “trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, por që është hedhur poshtë nga hetimet e pavarura ndërkombëtare.

Gjatë debatit në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka thënë se asnjë akuzë nuk është faktuar, prandaj miratimi i kësaj rezolute është nisja e një procesi më të madh. “Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme, është rezolutë ndryshe nga të tjerat, sepse është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kjo rezolutë synon të lëvizë Këshillin e Evropës”, ka thënë Rama.

Presidentja Osmani nuk tregoi nëse e mbështet këtë iniciativë të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë, pavarësisht debatit të ashpër mes PS-së dhe PD-së, si asnjëherë më parë është bërë bashkë për të miratuar rezolutën e propozuar nga shumica parlamentare (Partia Socialiste e Shqipërisë) me titullin: “Mbi pabazueshërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Rezoluta, ka arritur të sigurojë 125 vota ‘për’.

Raporti i vitit 2010, që ishte hartuar nga senatori i atërhershëm zviceran, Dick Marty, kishe marrë vulën zyrtare pasi ishte miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Ky raport, pretendonte se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës.

Këto pretendime, janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur publikisht se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat njihen si Gjykata Speciale, ka nisur procesi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Të gjithë këta ndodhen në paraburgim në Hagë. Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës, por askund nuk figuron ‘trafikimi i organeve njerëzore’.

Të ngjashme