Lajme
Quni thotë se ka edhe kandidatë të tjerë për kryetar të LDK-së
Demokracia
17:56 | 09 Mars 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë zyrtarisht ka paraqitur tre kandidatë për kryetar partie, Anton Qunin, Lutfi Hazirin dhe Lumir Abdixhikun.

Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku janë deri më tani kandidatët zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të këtij subjekti politik, zgjedhje këto që do të mbahen më 14 mars të këtij vitit, raporton Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Tre kandidatë ia mësynë Kryetarit të LDK-së, a e ndryshuan statutin?

Anton Quni, ka thënë për T7 se përveç tyre, ka edhe kandidatë të tjerë, por që akoma nuk kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tyre por që vetëm janë përfolur si kandidatë të mundshëm.

Quni nuk përmendi emra, duke thënë se që të gjithë janë personalitete të çmuara dhe kanë kredenciale të larta.

Ai ka thënë se nëse zgjidhet kryetar i LDK-së, do të përpiqet që të krijojë një ambient të mirë brenda partisë dhe të bëj pajtim.

“Unë do të mundohem që ta bëjë një pajtim të madh brenda LDK-së. Nuk ekziston përqarje, ka hatërmbetje dhe frustrime”, u shpreh Quni kur u pyet se përse delegatët duhet ta votojnë atë për të parin e LDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme