Lajme
Quni e Gashi tregojnë se me cilën parti do të lidhin koalicion (video)
Demokracia
22:16 | 19 Nëntor 2023

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arben Gashi për Paparacin kanë treguar se me cilën parti politike do të lidhnin koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

Quni thotë se të gjitha partitë shqiptare janë të preferuara por varet nga programi politik.

“Të gjitha partitë shqiptare janë të preferuara. Preferojmë ato që janë më të përafërta me programin tonë politik. Varet nga ata, cilido shpreh më shumë afrimitet për programin tonë”, u shpreh ai.

Mirëpo Gashi preferon që së pari Lidhja Demokratike e Kosovës t’i fitojë zgjedhjet.

“Preferojmë me i fitu zgjedhjet, masanej vendosim”, theksoi Gashi

Të ngjashme