Lajme
QUINT-i bën thirrje për vetëpërmbajtje në Kosovë: Forcat e sigurisë ta ruajnë rendin publik
Demokracia
12:01 | 25 Mars 2022

Share:

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës.

Në deklaratë thuhet se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme.

QUINT-i dhe BE-ja po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë ose veprim që mund të rrisë tensionet.

“Qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor si dhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore dhe që zëri ynë të dëgjohet, të drejta të cilat zbatuesit e ligjit janë përgjegjës për t’i mbrojtur. Forcat e rendit kanë detyrimin për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se është raportuar se në veri të vendit pritet të fillojë protestë në orën 12:00, pasi ditë më parë Qeveria e Kosovës ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme