Lajme
Qoku: Nuk kemi kërkuar që Taravari të largohet nga qeveria
Demokracia
15:32 | 28 Prill 2025

Share:

Deputeti i koalicionit VLEN, dhe përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku në një deklaratë për TV21, bëri të ditur se nuk është kërkuar që Arben Taravari të largohet nga Qeveria.

“Nuk është kërkuar të largohet nga qeveria, por ne natyrisht jemi të bindur që çdo subjekt politik brenda familjes VLEN, që koketon, bashkëpunon fshehurazi, pa dijen tonë, për interesat grupore, me BDI-në dhe me Ali Ahmetin, ka qenë e papranueshme”, tha Bekim Qoku për TV21.

Mes tjerash deputeti i VLEN-it Bekim Qoku nuk komentoi asnjë vlerësim rreth kreut të ASH-së, Arben Taravarit, por shtoi se si koalicon do të diskutojnë dhe do të vendosin për fatin e VLEN-it.

“Nuk do të komentoj asnjë vlerësim rreth Taravarit dhe ASH-së, janë ato vendimet e tyre. Do ulemi, do i gjykojmë, do të vendosim për fatin e VLEN-it. Taravari është, ka qenë i mirëseardhur gjithmonë këtu, ne kemi qenë një dhe kemi tentuar të jemi një. Por se çfarë, veprimet e tij, duhet të, duhet ai të japë përgjegjësi”, theksoi Bekim Qoku- deputet i koalicionit VLEN.

Të ngjashme