Bekim Qoku, politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka më shumë se dy muaj që është emëruar këshilltar i kryeministrit Albin Kurti. Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, ditën kur u emërua këshilltar i jashtëm, theksohej se Qoku do ta këshillojë Kurtin për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z.Bekim Qokun, Këshilltar të Jashtëm Politik të Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.” – thuhej në njoftimin e Qeverisë.
Nuk dihet nëse Qoku e ka këshilluar ndonjë gjë Kurtin për këto marrëdhënie, megjithatë raportet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut nuk janë më të mirat të mundshme. Pa dashur të paragjykojmë rëndësinë e këshilldhënies së Qokut, por që nga emërimi në Qeverinë e Kosovës, raportet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut nuk janë përmirësuar. Madje, përkundrazi!
Ditë më parë, për “trazim raportesh e ftohje marrëdhëniesh” mes këtyre dy shteteve, foli Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Në fakt, Grubi vlerësoi se, për dallim nga raportet me Shqipërinë e Malin e Zi, nuk ka aq shumë komunikim intensiv mes Kosovës e Shqipërisë.
“Me Kosovën ndoshta për arsye të angazhimit shumë të madh të institucioneve dhe autoriteteve kosovare me dialogun dhe me çështjen e hapur me Serbisë, komunikimi nuk është aq intensiv siç është me të tjerët, edhe pse jemi ofruar dhe jemi në dispozicion të plotë. Çdo kapacitet i yni në çdo forum qoftë rajonal, qoftë kontinental, jemi ofruar të jemi në shërbim të plotë ndaj institucioneve të Kosovës” – deklaroi Grubi.
Përtej funskionit që ka në Qeverinë Kurti, Qoku është parë shumë aktiv të profilin e tij në Facebook. Qoku i Kurtit së fundmi i është gëzuar një sondazhi të RTV Dukagjinit, ku VV-ja mori 82 për qind të votave nga respodentët e sondazhit në Viber. Si pasojë e ekzaltimit, Qoku e lavdëroi “gjykimin kolektiv” të shqiptarëve.
“Momente kur krenohesh me gjykimin kolektiv të shqiptarëve, kur kupton që shqiptarët dinë se çfarë është mirë, më e mira për ta.” – shkroi Qoku.
Por Qokui Kurtit nuk e ka sqaruar nëse edhe 19 për qindëshi që votoi për partitë opozitarë është pjesë e “gjykimit kolektiv” të shqiptarëve. Ndoshta ky 19 për qindësh nuk është moment për t’u krenuar për Qokun.
LEXONI EDHE: