Lajme
QKUK me mungesa esenciale, mungojnë penjtë
Demokracia
21:47 | 07 Nëntor 2022

Share:

Pacientët të cilët kanë nevojë për intervenim kirurgjik në QKUK  para se të hynë në sallën e operimimt duhet t’i sigurojnë vetë penjt kirurgjik.

Por, kjo gjendje e rëndë në spitalet e Kosovës nuk po e ngut fare kryeministrin Albin Kurti që ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë, pasi që ish-ministri Rifat Latifi dha dorëheqje në fillim të muajit të kaluar.

Një lexues i Demokracia.com ka treguar në kushte anonimiteti se ai është dashur që të blejë vetë penjtë për një familjar të tij.

Kjo është fatura që tregon se qytetari i ka blerë vet penjtë.

E kjo nuk është hera e parë kur në QKUK mungojnë barnat madje edhe ato të listës esenciale si dhe mjetet e punës.

Të ngjashme