Lajme
QKMF-së në Fushë Kosovë i fshihen të dhënat e testimeve për COVID-19
Demokracia
19:44 | 30 Gusht 2021
Ilustrim

Share:

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Fushë Kosovë njofton qytetarët e kësaj komune se janë fshirë të dhënat e tesimeve për COVID-19.

Në njoftim thuhet se dhënat e tesimeve të ditës së diel më datë 29 gusht për shkaqe teknike nuk janë ruajtur në kompjuter, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarët që janë testuar me teste rapide të SARS COV-2 në QKMF Fushë-Kosovë me datën 29.08.2021 *

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
QKMF “Fatmir Krasniqi”

Njoftim

Për shkaqe teknike, disa nga të dhënat e qytetarëve të cilët me datën 29.08.2021 janë testuar me teste rapide të SARS COV-2 në QMF në Fushë Kosovë, nuk janë ruajtur në kompjuterin që është përdorur për këtë qëllim. Në protokollet e pacientëve i kemi emrat, vitin e lindjes, vendbanimin dhe rezultatet e testeve të gjithë pacientëve te testuar, mirëpo për plotësimin e formularit të raportimit na nevojiten edhe këto të dhëna:

Numri personal

Numri i telefonit dhe

Profesioni

Andaj luten të gjithë qytetarët të cilët i kanë kryer testet me datën 29.08.2021, në QMF në Fushë Kosovë, të lajmërohen në telefonin e Inspektorit sanitar z.Blerim Berisha, 044/ 276 – 205, dr. Osman Maxhera, 044/ 312 – 355 , në telefonin kujdestar 038/ 535 – 879 ose edhe drejtpërdrejtë në qendrën ku jeni testuar.

Grumbullimi i këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm. Duke ju lutur për mirëkuptim, paraprakisht ju falënderohem për bashkëpunimin. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/FusheKososovaMunicipality/posts/3116871731923932

Të ngjashme