Lajme
QKMF në Podujevë me dy shërbime 24 orëshe
Demokracia
15:59 | 26 Janar 2021

Share:

Nënkryetarja e Komunë së Podujevës, Marigona Lahu ka bërë të ditur se nga nesër QKMF në Podujevë do të fillojë punën për herë të parë me shërbimin paliativ atë të rëntgenit si dhe shërbimin e laboratorit 24 orë.

‘’Njoftim për të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës

Nga nesër me datën 27.01.2021 do të fillojnë punën për herë të parë në QKMF në Podujevë:

  1. Shërbimi paliativ
  2. Shërbimi i rëntgenit 24h.
  3. Shërbimi i laboratorit 24h.

*Shërbimi paliativ nënkupton vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga ana e doktorit të mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve të cilët janë të palëvizshëm’’.

https://www.facebook.com/marigona.lahu1/posts/10224431689967901

Të ngjashme