Kombëtarja e Kosovës sot e nis rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse sfidohen nga Kombëtarja e Qipros në udhëtim, shkruan Demokracia.com.
Futbollistët e Kosovës konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj qipriotëve që synojnë befasinë.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat për këtë ndeshje.
Kosova është favorite me koeficient prej 2.05, barazimi vlen 3.30, kurse fitorja e vendasve me 3.75.
Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00./Demokracia.com/