Lajme
Mijëra qytetarë i bashkohen PSD-së në protestë, të revoltuar me Qeverinë Kurti
Demokracia
14:12 | 29 Janar 2022

Share:

Mijëra persona kanë dalë në sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Momentalisht, protestuesit janë duke marshuar në sheshin kryesor të Prishtinës, raporton Demokracia.com.

Qytetarët janë të shqetësuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Demokracia.com ka raportuar më herët sesi një qytetar i moshuar tejet i revoltuar i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të largohet nga zyra e tij.

Qytetarët i janë drejtuar kryeministrit si “hajn”, e shumë prej tyre i kanë bërë thirrje që të largohet nga zyra.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet rreth protestës.

Të ngjashme