Lajme
“Qielli kroat tani më i sigurt”, gjashtë avionë luftarakë “Rafales” arrijnë nga Franca në Kroaci
Demokracia
14:57 | 25 Prill 2024

Share:

Gjashtë nga 12 avionët luftarakë shumëfunksionalë “Rafales” të porositura nga Kroacia në Francë kanë mbërritur në Zagreb, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Kjo ndodhi dy vjet e pesë muaj pas nënshkrimit të kontratës më shumë se një miliard euro me Francën, dhe mbërritja e avionit të fundit të kontraktuar pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Rafales” u larguan nga Franca rreth orës 11:00 dhe arritën në Zagreb rreth orës 12:30 pasdite.

Ata hynë në Kroaci në zonën e Adriatikut verior rreth mesditës. Piloti thirri nga kabina dhe tha se “qielli kroat tani më i sigrt”.

Të ngjashme