Më 16 shtator në Shkup do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverisë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas zyrtarëve të lartë të ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut, janë miratuar marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy qeverive, por pa i bërë publike ato. Mbledhja e mëparshme u shty për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 14 shkurt.
Analisti politik Albert Musliu e ka cilësuar ngjarjen si një zhvillim që duhet përshëndetur. Ai tha se Maqedonisë së Veriut i intereson bashkëpunimi me Kosovën, ndërsa solli në vëmendje se me ardhjen e Zaev marrëveshjet ndërshtetërore nuk kanë munguar. E para nga to ka qenë me Kosovën.
Sipas tij Serbia nuk do ti prishë marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut-në pavarësisht bashkëpunimit të kësaj të fundit me Kosovën.
Musliu tha në Euronews Albania se marrëveshjet dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e ka ndryshuar ndjeshëm klimën konfliktuale në rajon. Në këndvështrimin e analistit Ballkani e ka kaluar tashmë fazën e konflikteve.