“Qeverisje të korruptuar dhe depresive” e ka quajtur ekzekutivin e shtetit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Tahiri përmes një postimi në Facebook pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se kanë përgjegjësi ndaj vendit dhe këtë përgjegjësi, do ta ushtrojnë politikisht në funksion të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Si Parti Demokratike, para se të jemi përgjegjës ndaj politikës, kemi përgjegjësi ndaj vendit dhe këtë përgjegjësi, do ta ushtrojmë politikisht në funksion të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për ta ndalë këtë regres total dhe për t’ia ofruar Kosovës një qeverisje të dinjitetshme, rimëkëmbëse e zhvillimore”, ka shkruar Tahiri.