Barazia
Qeverisë dhe Kuvendit i drejtohet peticion për regjistrin publik të abuzuesve seksualë
Demokracia
14:56 | 22 Maj 2021

Share:

Grazeta ka filluar peticionin për regjistrin publik të abuzuesve seksualë drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur tekstin e peticionit: Rastet e fundit të dhunës seksuale në Kosovë duhet t’i alarmojnë institucionet e vendit që këtë temë ta trajtojnë me prioritet. Qindra e mijëra fëmijë, gra dhe burra të cilët janë të mbijetuar të dhunës seksuale meritojnë që emrat e abuzueseve të tyre të jenë publikë.

Në shumë shtete të botës, emrat e personave që ushtrojnë dhunë seksuale janë publikë për qytetarët. Prandaj, ky peticion i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës si kërkesë për funksionalizimin e një regjistri publik të abuzuesve seksualë.

Regjistri i personave që ushtrojnë dhunë seksuale u jep mbrojtje të mbijetuarve të dhunës, si dhe minimizon mundësinë që dhunuesit ta përsërisin aktin e dhunës seksuale.

Regjistri publik mund të parandalojë rastet e përsëritura, të krijojë siguri për të mbijetuarit dhe të inkurajojë denoncimet në kohë. Prandaj, Grazeta u bën thirrje ta nënshkruani këtë peticon dhe së bashku të krijojmë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të parandalojmë dhunën seksuale.

Nënshkruani peticionin nëse dëshironi edhe ju që emrat e abuzueseve seksualë të jenë publikë. Peticioni: http://chng.it/mLdL2gwb2N

Të ngjashme