Lajme
“Qeveria t’i rris pensionet, në vend se të jap vitra për pensionistët”
Demokracia
16:37 | 18 Tetor 2022

Share:

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju dhuruar nga 100 euro kategorisë së pensionistëve të vendit.

Përmes një statusi në Facebook, Lushi ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, në vend që të shpërndajë “vitra” për pensionistët duhet t’i rrisë pensionet duke i indeksuar në shkallën e inflacionit.

“Pensionistët nuk janë kategori sociale që i duhet dhënë lëmosha të herëpashershme, por i kanë fituar pensionet me punë dhe djersë”, ka deklaruar Lushi.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kurtit në vend se të shpërndajë vitra për pensionistët duhet t’i rrisë pensionet duke i indeksuar me shkallën e inflacionit. Pensionistët nuk janë kategori sociale që i duhet dhënë lëmosha të herëpasherëshme, por i kanë fituar pensionet me punë dhe djersë.

Të ngjashme