Lajme
Qeveria thotë se Kosova ka numrin e nevojshëm të votave për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Demokracia
17:09 | 20 Mars 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, takim ky që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë.

Përmes një komunikate për media, Qeveria ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim, ku fillimisht thuhet se Kurti i ka informuar ambasadorët në lidhje me ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër.

“Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë”.

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Kosova ka të siguruara numrin e votave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

“Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme