Lajme
Qeveria tenton ta “paketojë’ Zajednicën më ndryshe: Lajçak nuk ofroi modele të Asociacioneve, por forma të rregullimit të të drejtave të minoriteteve
Demokracia
21:11 | 10 Mars 2023

Share:

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak ka ndarë me qeverinë 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, por jo të Asociacioneve.

Ai ka deklaruar për RTK-në se Qeveria do t’i analizojë veçoritë dhe karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.

Kryeziu ka shtuar se “nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, ato të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës, dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti”.

“Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes”.

Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur se i ka dhuruar kryeministrit Kurtit 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin.

“Asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”.

Të ngjashme