Lajme
Qeveria shqiptare prezanton paketën antikrizë, ja çfarë përmban ajo
Demokracia
13:28 | 08 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj prezantuan sot paketën antikrizë në një komunikim me gazetarët.

Paketa e plotë:

-Paketa e re e Rezistencës Sociale për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5 për qind indeksimin vjetor

-Rrit me 10 për qind mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

-Indekson me 7.5 për qind pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët

-Rrit përsëri pagën minimale në 34,000 lekë [286 euro] dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve

-Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për tatimin mbi vlerën e shtuar të naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe garanton mbrojtjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

-Abonentët që harxhojnë mbi 800 KW/orë do ta paguajnë çmimin e energjisë me çmimin e tregut.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024