Lajme
Qeveria serbe: Raviq emërohet shef i ri i Zyrës për negociata me Kosovën
Demokracia
20:50 | 14 Nëntor 2022

Share:

Qeveria e Serbisë e ka emëruar Milan Raviqin si ushtrues detyre së drejtorit të ri të Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Kosovën.

Sipas KO, Raviq punon në këtë zyrë që nga viti 2015, ndërsa nga gjysma e parë e vitit 2021 është shef i Departamentit për përgatitjen, monitorimin dhe koordinimin e procesit të negociatave me Prishtinën zyrtare.

Në vendimin e nënshkruar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, thuhet se Raviq është emëruar për gjashtë muaj.

Deri më tani, Miloje Zdravkoviq ka kryer funksionin e ushtruesit të detyrës në këtë zyrë.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024