Lajme
Qeveria rithemelon Institutin për Krimet e Luftës, Kurti ishte pajtuar me Serbinë për ta kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës
Demokracia
21:17 | 13 Korrik 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës ka vendosur për rithemelimin e Institutit për Krime të Luftës. Kryeministri Albin Kurti ishte pajtuar në fund të muajit shkurt me Serbinë në Bruksel për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës. Trashëgimia e së kaluarës është e mbushur me krime të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës, përgjegjësit e të cilave ende nuk kanë dalë para drejtësisë, me përjashtim të pak rasteve.

Kurti në postimin për rithemelimin e këtij instituti ka thënë se Kosova ka përjetuar dëme shkatërruese.

“Falënderoj secilën e secilin deputet që me votën e tyre po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.
Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë.
Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh.
Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Republika e Kosovës nuk mund të harrojë.”, ka shkruar ai.

Çka pranoi Kurti në Bruksel?

Propozimi Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin  janë dakorduar plotësisht Kurti dhe Vuçiq, në mbrëmjen e 27 shkurtit, përmbante një detaj të rëndë për luftën e fundit në Kosovë.

Në preambulën e këtij Propozimi të dyja palët janë pajtuar për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës.

“Palët e dakorduara… të përkushtuar për të kontribuuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe PËR TË KAPËRCYER TRASHËGIMINË E SË KALUARËS”.

Të ngjashme