Lajme
Qeveria që mbijetoi vetëm tre muaj e gjysmë, çka e rrëzoi Abazoviqin nga pushteti
Demokracia
09:36 | 20 Gusht 2022

Share:

Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviqit ndaj Kishës Ortodokse serbe.

Parlamenti në Mal të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit, Dritan Abazoviq natën e së shtunës (20.08). 50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviq dhe katër grupeve parlamentare.

Ekologjisti liberal Abazoviq kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe.

Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, atëherë në ujdi me shtetin serb. Sot qeveria në Beograd përpiqet përmes kishës dhe partive lokale pro-serbe e organizatave të tjera të ushtrojë ndikim në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s nga viti 2017.

36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme pro-serbe u rrëzua nga parlamenti. Abazoviq ashtu si edhe presidenti Gjukanoviq konsiderohen me orientim perëndimor. Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA, Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie pro-serbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri./DW

LEXO EDHE: 

Seanca 12 orëshe që përfundoi me rrëzimin e Abazoviqit, kush votoi pro dhe çka tash

Të ngjashme