Lajme
Qeveria nuk ndau asgjë për ata që s’punojnë, më së paku ndihma për gratë
Demokracia
13:00 | 12 Prill 2022

Share:

Në pakon e Qeverisë, ku do t’u ndahen shumë kategorive nga 100 euro, nuk përfshihen individët e papunë. Sipas të dhënave të ASK-së, punojnë vetëm 15 për qind e grave, që janë në moshë për punë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për studentët, të punësuarit në sektorin privat dhe ata të sektorit publik, për muajin prill. Janë dyfishuar pensionet dhe ndihmat sociale për të njëjtin muaj.

Por, në paketën e prezantuar sot nga Kryeministri Albin Kurti, nuk përfshihen individët të cilët janë të papunë.

Që i bie, një përqindje e lartë e grave që nuk punojnë, janë të përjashtuara nga ndihmat e shtetit, nga të cilat, siç tha Kurti, përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e punësimit të gratë është 15.9 për qind. Pak a shumë punësimi i grave sillet te kjo përqindje, edhe në periudhat e tjera.

Janë rreth 616 mijë gra në moshë pune në Kosovë. Prej tyre, rreth 140 mijë llogaritën si aktive në tregun e punës, apo fuqi punëtore. Sipas statistikave, janë të punësuara diku 98 mijë gra.

Ndërsa, përqindja e punësimit të burrave, të cilët janë në moshë për punë, në fillim të 2021-s, ka qenë 42.8 për qind.

Marrë nga faqja zyrtare e ASK-së

Kryeministri Kurti tha sot se Qeveria e tij do të ndajë 100 milionë euro shtesë, nga e cila, sipas grafikës që e shpërndau, përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë dhe çdo familje.

Nga kjo pako planifikohet të ketë dyfishim i mbështetjes për muajin prill për familjet në asistencë sociale dhe nga 100 euro për pensionistët. Edhe kjo për muajin prill.

Kurti tha se do të mbështetet me nga 100 euro për këtë muaj edhe punonjësit e sektorit privat. Rreth 300 mijë sosh. E njëjta shumë do t’u ndahet mbi 80 mijë zyrtarëve publikë.

Nga 100 euro pritet t’u ndahen edhe studentëve të Kosovës.

Kryeministri njoftoi se krahas parave, ka filluar ndarja e 40 mijë pakove ushqimore për “shtresat më të cenueshme të shoqërisë”.

Së fundmi, pas rritjeve të çmimeve në pothuajse cdo dimension, ndaj qeverisë ishte rritur presioni nga opozita dhe në publik për ndarjen e 30 për qindëshit të kursimeve në Trust, me mundësi rimbursimi nga shteti. Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur këtë nismë. /Demokracia.com/

Hoti për vendimin për 100 eurot: Reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale

Nikaj: Qeveria Kurti e paaftë dhe pa ide për të qeverisur, të rritet paga minimale dhe të miratohet Ligji i Pagave

Të ngjashme