Lajme
Qeveria nis vitin me vetëlavdërime, thotë se kanë miratuar rekord projektligje
Demokracia
19:24 | 05 Janar 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat me projektligjet e miratuara ndër vite, duke thënë se viti 2021 paraqet rekord.

“Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit”, thuhet në postim.

Përveç për nga numri rekord, Qeveria thotë se kanë shënuar rritje edhe në cilësi, më që shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që sipas saj, përbën një standard shumë të lartë.

“Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara”, përfundon postimit.

Të ngjashme