Dje Qeveria Kurti ka prezantuar masat e reja për shkak të situatës me pandeminë dhe të njëjtat pritet të hyjnë në fuqi prej nesër. Bazuar në vendimin e Qeverisë, thuhet se janë ndaluar krejtësisht dasmat dhe të pamjet.
Pavarësisht se ditën e djeshme është thënë se lejohen dasmat deri në 10 persona, qeveria e ka ndërruar vendimin, shkruan Demokracia.com.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pamës dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në ora 15:00, në të cilën ka marr vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19./Demorkacia.com/